Dua Lipa feston suksesin e radhës

PUBLIKUAR

Dua Lipa është padyshim artistja që po fiton më së shumti fansa kohët e fundit.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që po merr vëmendjen e botës, në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të mbledhë 21 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Dua përmes një postimi në Instagram, ku ka falenderuar të gjithë ata që e përcjellin atë vazhdimisht.

Dua, si zakonisht, ka postuar një fotografi interesante për të festuar këtë arritje, ndërsa ka shkruar: “Kur e sheh se ke arritur 21 milionë. Faleminderit zemrat e mia”.

Së fundi, Dua është shpërblyer me çmime të rëndësishme në një ceremoni ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës në Spanjë dhe në MTV EMA.

Ndërsa, projekti i fundit që këngëtarja ka publikuar është kënga me Andrea Bocelli, ‘If Only’, që është pritur shumë mirë./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...