Dua Lipa duket tërheqëse në një ansambël ngjyrash rrugëve të Los Anxhelosit

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka qenë mjaft e angazhuar muajve të fundit me projekte të reja dhe paraqitje në evente të ndryshme.

Së fundmi, ajo është rikthyer në Los Anxhelos për të nisur punën rreth projektit të saj më të ri muzikor.

Dua Lipa në Los Anxhelos (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Ajo vendosi që të ndajë me 22 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse rrugëve të Los Axhelosit.

Dua rrëmbeu vëmendjen e veshur me një fustan plot ngjyra, ndërsa e kishte kombinuar mjaft mirë me një palë çizme të zeza.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Pëlqimet dhe komentet ishin të shumta për këngëtaren, shumë prej të cilëve e komplimentonin për qëndrimin e saj.

E njëjta, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një nga koncerteve “Jingel Ball”, të organizuar nga iHeart Radio.

"Kjo është Kosova sot" me Rita Orën, Dua Lipën, Ramë Lahajn e Era Istrefin - përfaqësuesit më të mirë të artit në botë

Kujtojmë që javë më parë, ajo pati një prezantim të veçantë në BAMBI Awards, në Gjermani, ku edhe u shpërblye me çmimin “Muzikantja e vitit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...