Dua Lipa demanton lajmin e “The Sun”, ku thuhej se policia ndërpreu xhirimet e klipit pasi nuk u respektuan masat antiCOVID

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme (e premte) është raportuar se Dua Lipës i janë ndërprerë xhirimet e klipit për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.

Një shkrim i tillë është publikuar nga gazeta britanike, The Sun, ku janë ofruan pamje nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu thuhej se Policia kishte bastisur vendin, në të cilin gjendej i gjithë ekipi i këngëtares me prejardhje shqiptare.

(Foto: Instastory)

Dua një lajm të tillë e ka demantuar përmes rrjete sociale, ndërsa nuk e ka përmendur emrin e gazetës, për të mos i bërë publicitet.

“Një gazetë tabloide ne Britani (të cilës nuk dua ti bëjë publicitet falas) mbrëmjen e djeshme ka publikuar një artikull për klipin që u ndërpre për shkak të rregullave antiCOVID”, është shprehur ajo.

Më tutje, Dua vazhdoi: Kjo është plotësisht e pavërtetë. Kjo është një ndër artikujt e pavërtetë që kjo gazetë ka bërë për mua këtë vit”.

Lipa ka bërë të ditur se avokatët e saj kanë dërguar letra kundrejt gazetës, teksa thoshte se është e turpshme se si mediat britanike më shumë luftojnë për shitjen e gazetave se sa për të vërteën që ndodh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë...

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë: “Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas”

Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë,...

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...