Këngëtarja e njohur Dua Lipa aktualisht është duke mbajtur turin e saj të koncerteve në ShBA.
Muaji gusht do ta gjejë këngëtaren e famshme edhe në Prishtinë, në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Shpesh, Dua ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, këngëtarja me prejardhje shqiptare është shfaqur mjaft atraktive me bikini në pishinë.




