Dua dhe Anwar shijojnë në maksimum pushimet në plazhin meksikan

PUBLIKUAR

Ata e kaluan Vitin e Ri me një ‘arratisje’ në Meksikë.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid duket se po relaksoheshin në maksimum, në plazhin Tulum, të martën pasdite, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Autorja e hitit “Levitating”, 25-vjeçe, mori një cigare teksa po shijonte rrezet e diellit pranë partnerit të saj, modelit 21-vjeç.

Ylli po ledhatonte me ëmbëlsi fytyrën e të dashurit të saj, ndërsa po e vështronin njëri-tjetrin, kur po qëndronin bashkë në vendpushim.

Dua shfaqi fizikun e saj e veshur me një palë bikini rozë, të cilave ua shtoi edhe aksesorët, një gjerdan me rruaza.

Këngëtarja kishte lidhur flokët lart dhe dukej se nuk kishte fare grim në fytyrë, kurse më vonë u mbulua me një bluzë.

Anwar ishte pa këmishë dhe kishte vetëm një palë pantallona të shkurtra gjatë qëndrimit të tyre në plazh.

Dua dhe Anwar janë treguar të pandashëm që kur filluan lidhjen në qershor 2019 dhe artistja po ashtu duket e afërt edhe me familjen Hadid.

Anwar njihet si vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Edhe pse ai dhe Dua udhëtuan në Meksikë për Vitin e Ri, ata kaluan Krishtlindjen së bashku me familjen e Anwar. /Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...