Drogba: Neymar mund të fitojë Topin e Artë me PSG-në

PUBLIKUAR

Neymari i posedon të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, ka thënë legjenda e Chelseat, Didier Drogba.

Braziliani 26-vjeçar e ka kaluar më pak se një sezon me Paris Saint-Germain që prej transferimit nga Barcelona për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro, transmeton Express.

Ai, megjithatë, është lidhur ngushtë me një kthim të papritur në Spanjë, te Real Madridi që është i gatshëm të bëjë atë “Galacticon” më të fundit.

Drogba beson se Neymar i ka të gjitha ambiciet në kryeqytetin francez dhe nuk ka nevojë ta ndërrojë skuadër.

I pyetur nga Le Parisien nëse Neymar mund të lulëzojë në Ligë 1, ish-sulmuesi i Marseille dhe Chelseat ka thënë: “Mendoj se po. Ai është mik i mirë. Prezenca e tij i sjell shumë PSG-së”.

“Ai i ka cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, përkushtimi s’i mungon”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...