Drogba mesazh yllit të Chelseat

PUBLIKUAR

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, ia ka dërguar një mesazh inkurajimi mbrojtësit Cesar Azpilicuetas pas humbjeve të njëpasnjëshme të të kaltërve në Premierligë.

Chelsea i ka fituar vetëm tri ndeshje në të gjitha garat në vitin 2018, përfshirë edhe fitoren në penallti kundër Norwich Cityt në rundin e tretë të Kupës FA, transmeton Express.

Pas humbjeve në dy ndeshjet e fundit në ligë kundër Bournemouthit 3-0 dhe kundër Watfordit 4-1, mbrojtësi spanjoll publikoi një status ku bëri thirrje për përkrahje në mediat sociale.

Statusi i tij u përkrah nga Drogba, i cila i ka shënuar 164 gola në 381 paraqitje për Chelsea.

“Momentet e vështira do të na bëjnë më të fortë”, ka shkruar Azpilicueta, ndërsa Drogba i është përgjigjur duke i dhënë kurajë: “Mos u ndaleni”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...