Driton Tali: Pres përplasje verbale, madje edhe fyerje, por jo grushta!

PUBLIKUAR

driton-tali-pres-p-euml-rplasje-verbale-madje-edhe-fyerje-por-jo-grushta_hd

Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, por në një kohë dhe periudhë shumë më të mirë, kur koalicionet dhe zgjedhja e udhëheqësve institucionalë janë arritur më me lehtësi. E situata e tanishme ka ndryshuar shumë.

Ish-deputeti Driton Tali nuk po beson se seanca e 17 korrikut do t’u ngjajë seancave normale të një shteti demokratik, e aq më pak kur dihet se është seanca e parë konstituive e Kuvendit të ri.

Sipas tij, përçarjet ndërmjet partive politike, pa dyshim se do të reflektojnë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ai pret që seanca e parë të përcillet me shumë tensione, me sharje e akuza, por nuk beson se do të jepen edhe grushte.

Duke parë rrjedhën e zhvillimeve politike dhe vendosmërinë e dy grupeve, PDK-së në njërën anë dhe të bllokut opozitar në anën tjetër për të mos lëshuar pe në marrjen e postit të kryekuvendarit, ish-deputeti Driton Tali nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë zgjedhje të reja, përveç nëse faktori ndërkombëtar nuk insiston ndryshe.

Në një intervistë për “Botapress” ish-deputeti Tali flet për rrjedhën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për atë se kush ka të drejtë e kush jo të ulet në karriget e mesit në sallën e Kuvendit të Kosovës, por edhe për mundësinë që të shkohet në zgjedhje të reja.

I pyetur nëse pret se do të ketë përplasje ndërmjet deputetëve, Tali u përgjigj: Po, pres përplasje verbale, patjetër. Edhe fyerje po. Do të dëgjojmë gjithçka! Do të marrim vesh se kush është
“spiun i Serbisë” e kush është “shpëtimtari” ynë!? E çka jo tjetër! Ama përleshje fizike nuk pres, sepse shumica e deputetëve kanë nivel intelektual dhe njerëzor, dhe nuk do të bien nën nivelin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...