‘Dritarja’ e diplomacisë në Siri mund të mbyllet së shpejti, paralajmëron SHBA’ja

PUBLIKUAR

Dritarja e mundësisë për veprime diplomatike në Siri nuk është mbyllur ende, por mund të ndodhë së shpejti, tha zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

 

“Ne nuk po përpiqemi ta mbyllim atë derë, por ajo çfarë ne kemi nevojë tani është një gjest nga Rusia dhe nga regjimi në mënyrë që të shfaqë besueshmërinë në këtë proces”, tha Toner në lidhje me kushtet e negociatave të paqes në Siri në Gjenevë.

“Mund edhe të themi një ditë apo ore të saktë se kur do të mbyllet, por mendoj se do të ndodhë shumë shpejt”, shtoi zëdhënësi, transmeton atsh.

Forcat e qeverisë siriane po përgatiten për të nisur një ofensivë tokësore të paprecedentë kundër Alepos me mbështetjen e aviacionit rus, ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut të Libanit.

Pjesa lindore e qytetit të dytë të Sirisë ka qenë nën bombardimet intensive ajrore që nga e premtja e kaluar, ku me qindra njerëz janë vrarë, duke përfshirë rreth 100 të mitur.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...