Drita Stublla publikon inicialen e mashkullit që po e shoqëron në mbrëmje, Endrit Thaçi ‘i dyshuari’ kryesor? (Foto)

PUBLIKUAR

Djali i presidentit Hashim Thaçit, Endriti dhe Drita Stublla, motra e kreatores së njohur Lia, kanë qenë kryetema e mediave rozë këtë javë.

Fillimisht u aludua se këta të dy janë në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në Instagram.

Drita Stublla merr gjithë vëmendjen e djalit të Thaçit, ndiqet hap pas hapi nga ai në rrjetet sociale (Foto)

Gjatë kësaj rruge në ‘lojë’ është futur edhe një bukuroshe tjetër, modelja Suzana Tahiri nga Vushtrria, për të cilën gjithashtu u hodhën polemika se ka kontakte të vazhdueshme me djalin e Thaçit, gjersa vet kjo e fundit të premten demantoi gjithë këtë lajm përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur një gënjeshtër të madhe.

Reagon e apostrofuara e cila u përfol për 'lidhjen' me djalin e Thaçit (Foto)

Megjithatë duket se dy personazhet, Endriti dhe Drita, kanë fituar tashmë gjithë vëmendjen e publikut, të cilët më shumë se kurrë janë të interesuar të verifikojnë nëse lajmi për ta është i vërtetë apo jo?

Vet bukuroshja i ka shtuar “benzinë zjarrit” të thashethemeve për “lidhjen” e tyre, duke publikuar një fotografi mjaft të dyshimtë në llogarinë e saj personale në SnapChat.

Në fotografi, Drita tregon se është duke kaluar çaste të bukura nën shoqërinë e një mashkulli me gotat e verës, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan shkronjën “E”, e cila është inicialja e djalit të presidentit.

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...