Drita Millaku paralajmëron arrestimin edhe të dy drejtorëve të ‘Qeverisë Muja’

PUBLIKUAR

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku, ka paralajmëruar arrestimin edhe të dy drejtorëve të “Qeverisë Muja”.

Ajo thotë se ka informacione se dy drejtorë janë duke u hetuar, ndonëse nuk i tregon emrat e tyre.

“Priten të arrestohen edhe dy drejtorë; njëri për tjetërsim të pronës, kurse tjetri për lidhje të kontratave në dëm të Komunës”, shkruan Millaku në Facebook. “Kjo qeveri ka vetëm një të mirë dhe ajo është hyrja në librin e Genisit për prodhim të kriminalitetit”.

Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj, javën e kaluar është arrestuar bashkë me pesë zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie. Kuvendarja Millaku thotë se këtij numri shumë shpejt pritet t’i shtohen edhe dy drejtorë të tjerë. /PrizrenPress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Më 29.07.2026, rreth orës 22:15, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në...

KMDLNj: Punëtorët pa mbrojtje, mungesa e masave mbrojtëse po vazhdon të marrë jetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur...

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...