Drita mbetet në Superligë, fiton dramën pas penaltive

PUBLIKUAR

Drita ka siguruar mbetjen në Raiffeisen Superligën e Kosovës, pasi ka arritur të mposhtë pas ekzekutimit të penalltive Flamurtarin në ndeshjen e barazhit, ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 1:1.

Ky është sezoni i dytë radhazi që Flamurtari nuk siguron inkuadrim në Superligë nëpërmjet barazhit.
Ndeshja në ‘Rexhep Rexhepi” nisi me incidenti ,ku nga tifozët është sulmuar kameramani i ‘SuperSport Kosova’, i cili u godit me një gjësend nga tifozët.

Në minutën e 34’, Flamurtari kaloi në epërsi duke shënuar me Shpend Krasniqin, që gjeti rrjetën pas një goditje nga largësia.

Me epërsi 1:0 Flamurtari shkoi në pushimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, të kuqtë u mbajtën mirë deri në fund të ndeshjes, por pas shumë tentativave Drita në minutën e 92’ arriti të barazoi në 1:1, duke shënuar me anë të Taulant Halitit.

Me këtë rezultat, skuadrat shkruan në vazhdime dy herë nga 15 minuta, vazhdime të cilat nuk sollën gola, dhe fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti skuadër më e saktë u tregua Drita, duke siguruar mbetjen në Superligë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...