Tifozët e Real Madridit nuk dëshirojnë që treshja sulmuese Bale, Benzema e Crictiano të startojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve
Si duket tifozët e Real Madridit e kanë humbur besimin në treshen sulmuese Bale, Benzema e Crictiano (BBC).
E përditshmja sportive madrilene, AS, ka bërë një sondazh se “A duhet të luajnë nga fillimi BBC kundër Napoli?”, përcjell Express.
Dhe, përgjigja e tifozëve ishte e papritur. 77 për qind e tifozëve të Real Madridit nuk dëshirojnë që BBC të startojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit. në Ligën e Kampionëve.
Kurse, vetëm 23 për qind mendojnë se BBC duhet të luajë nga fillimi. /Express/



