Dridhet Reali, menaxheri i Iscos takohet me drejtuesit e PSG-së (Foto)

PUBLIKUAR

Menaxheri i Paco Alarcon është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain

E përditshmja sportive franceze, L’Equipe, ka zbuluar se babai i Isco Alarcon, i cili është edhe menaxheri i mesfushorit të Real Madridit, është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain

Thuhet se në këtë takim është biseduar për transferimin e mundshëm të ish anëtarit të Malagas në Paris. Madje, trajneri i parisienëve, Unai Emery e pëlqen shumë reprezentuesin spanjoll, përcjell Express.

Isco, i cili ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2018, mund  të largohet nga Los Blancos në fund të këtij sezoni, pasi nuk është i lumtur që nuk po luan rregullisht.

Por, përveç PSG-së, interesim për ta transferuar Iscon kanë shfaqur edhe skuadrat e mëdha si: Juventus, Manchester City e Chelsea. Pritet të shihet çfarë vendimi do të marrë Isco gjatë verës /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...