Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, do të udhëtojë pa dy yje në Vicente Calderon
Atletico Madrid dhe Barcelona do të përballen nesër në Vicente Calderon, nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.
Për këtë ndeshje, Luis Enrique nuk do të mundë të llogaritë në Andres Iniesta dhe Sergio Busquets, të cilët janë ende duke u shëruar nga lëndimet, shkruan Mundo Deportivo.
Por, gati për ndeshjen e së mërkurës mbrëma do të jetë mesfushori brazilian, Rafinha, përcjell Express.



