Stallën e lopëve nuk e ka larg shtëpisë, andaj Flamuri nuk kishte besuar se zhurma e pazakontë që u dëgjua brenda saj, mund të paralajmëronte rrezik për të.
Por me të hyrë në ahur, 16 vjeçari mbeti i plagosur me thikë.
E këto goditje ky i mori në vetë mbrojtje, kur dy hajdutë i zuri duke provuar t’i vjedhin gjashtë lopët e tij, në orët e mbrëmjes së të hënës së kaluar, njofton Klan Kosova.
E gjithë përleshja me personat e panjohur kaloi pa u dëgjuar brenda shtëpisë. Kështu, djaloshi u detyrua të afrohet zvarrë deri tek dera e saj.
Ndonëse ky nuk dyshon në askënd , ky e shfaq hapur një dëshirë. Policia e cila u njoftua me vonesë doli në vendin e ngjarjes këtu në Negrovc të Drenasit, dhe tani ka disa dyshime.
Kronikë nga Rejhane Selimi.


