Drejtori sportiv i Milanit: Icardi qëndron me apo pa Champions

PUBLIKUAR

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka siguruar se sulmuesi Mauro Icardi nuk do të shitet dhe se argjentinasi ai qëndron pavarësisht se a luan Interi në Ligën e kampionëve apo jo sezonin e ardhshëm.

“Zikaltrit” duhet patjetër ta mposhtin Lazion të dielën për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, me mediat që spekulojnë se në rast dështimi, atëherë kapiteni do ta braktisë skuadrën, transmeton Gazeta Express.

“Mauro ka kontratë trevjeçare me Interin”, ka thënë Ausilio për Sky Sport Italia.

“Gjithmonë kam thënë se kjo situatë nuk do të ndryshojë për shkak të pozitës në ligë. Arritja e pozitës së katërt apo të pestë natyrisht se do të ndryshonte diçka për ne, por jo edhe dëshirën tonë për të vazhduar me kapitenin tonë”, shtoi ai.

“Icardi qëndron, nuk kemi për qëllim ta shesim. Ai ka klauzolë, por e cila e ka një afat skadues dhe është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë”, theksoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...