Drejtori i Unicef Kosovo Programme viziton Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Drejtori i Unicef – it për Kosovë, Murat Shahin, vizitoi Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan, me ç` rast bëri edhe hapjen solemne të Punëtorisë Online UP SHIFT, e cila realizohet nga “Ipko Fondation”, në të cilën përveç tetë grupeve me të rinj nga Komuna e Lipjanit janë përfshirë edhe dy grupe me të rinjsh, të cilët janë të vendosur në institucionet korrektuese në Lipjan, QEKL dhe QKLM.

Qëllimi i punëtorisë UP SHIFT është që të:

Rrisin përvojën dhe aftësitë profesionale;
Zgjidhni sfidat sociale që e përmirësojnë komunitetin;
Mësojnë si të hartojnë, zhvillojnë dhe të zbatojnë idetë e tyre;
Lidheni me të rinj të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa dhe pasion për të mirën shoqërore.

Punëtoria do të zgjasë pesë ditë dhe ekipet e dy institucioneve korrektuese do të kenë mundësin që të e fitojnë garën me projektet e tyre.

Prezenca e z. Shahin ishte mjaft motivues dhe inkurajuese për të rinjtë e vendosur në QEKL, të cilët u shprehën falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që po marrin nga Unicef dhe Ipko Fondation.

Përfshirja e të miturve të vendosur në këto institucione në aktivitete dhe punëtori të tilla, ndikon fuqishëm në risocializimin dhe ri integrimin e suksesshëm në shoqëri.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...