Drejtori i Trepçës distancohet nga sulmi ndaj gazetarit Morina

PUBLIKUAR

Ahmet Tmava, menaxher i ndërmarrjes “Trepça” ka reaguar ndaj pretendimeve të gazetarit Gazmend Morina se sulmi ndaj tij është cytur direkt nga drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava.

Lexoni të plotë reagimin e drejtorit Tmava

“Unë Ahmet Tmava, menaxher i ndërmarrjes “Trepça” dëshiroj të sqaroj opinionin e gjërë lidhur me një shkrim të gazetarit të portalit veriu.info Gazmend Morina që më implikon mua si një nxitës i incidentit në fjalë.

Dëshiroj të njoftoj opinionin e gjerë se unë Ahmet Tmava nuk kam asgjë personale me gazetarin në fjalë dhe në asnjë mënyrë nuk kam lidhje me incidentin në fjalë.

Distancohem nga çdo veprim antiligjor dhe fuqishëm e respektoj fjalën e lirë, këtë e kam dëshmuar me bashkëpunim me të gjithë gazetarët për të gjitha çështjet e interesuara.

Nuk është në etikën time morale, profesionale, familjare të merrem me veprime të tilla, këtë e kam dëshmuar gjatë tërë veprimtarisë jetësore.

Unë si menaxher kam qenë dhe do të jem bashkëpunues me të gjithë gazetarët pa përjashtim, sepse fjala e lirë është e shenjtë”(sic). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...