Drejtori i Sassuolos: Barça e dëshiroi Sensin, por ishte më i shpejtë

PUBLIKUAR

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka zbuluar se Barcelona e kishte kërkuar mesfushorin Stefano Sensi, por Interi ishte treguar më i shpejtë në sigurimin e shërbimeve të italianit.

Profili i Sensit si mesfushor i shkurtër dhe shumë i mirë me topin në këmbë, i kishte lënë përshtypje Barçës, por Carnevali shpjegoi sesi Interi ishte siguruar ta mbyllë marrëveshjen me shpejtësi para se gjiganti spanjoll ta materializonte interesimin për të, transmeton Gazeta Express.

“Kur shkova në Barcelonë për të biseduar për Marlon, nëjri prej udhëheqësve të Barçës më pyeti për Sensin”, tha Carnevali për Corriere dello Sport.

“Ata dinin për të dhe e vëzhgonin, por Interi u tregua i shpejtë. Ne e mbyllem marrëveshjen të premten, pas një takimi të shkurtër, me Antonio Conten që ishte prezent po ashtu”, shtoi ai.

“Të hënën pasuese, do ta kisha pasur një takim të rëndësishëm me një klub të huaj…”, theksoi ai.

Sensi iu bashkua Interit përfundimit si lojtar i huazuar për një sezon, me opsion për zikaltrit për ta blerë nga Sassuolo.

24-vjeçari ka shpërthyer në San Siro, duke i shënuar tri gola në shtatë paraqitjet e tij të para por mbresëlënëse për zikaltrit në Serie A.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...