Drejtori i PSG-së: Nuk po ka oferta për Neymarin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka thënë se klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete për Neymarin, përkundër thashethemeve të vazhdueshme për interesimin e madh të Barcelonës.

Duke folur pas barazimit të PSG-së 1:1 në një ndeshje miqësore kundër Nuremburg të shtunën, Leonardo tha se asgjë nuk ka ndryshuar rreth situatës së Neymarit në dhjetë ditët e fundit, transmeton Gazeta Express.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, hiç fare. Nuk ka oferta konkrete për Neymarin. Ai ka kontratë me ne dhe është lojtari ynë”, tha Leonardo.

“E përsëris, nuk ka oferta konkrete. Situata e njëjtë qëndron tash e dhjetë ditë”, shtoi ai.

Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, tha pas lojës: “Kjo është çështje mes Neymarit dhe klubit. Ai do të stërvitë për herë të parë me ekipin nesër, sepse deri tani ka stërvitur i vetëm dhe do të vijë me ne në Kinë”.

Sky Sport në Gjermani raportoi të enjten se Barcelona i kishte ofruar PSG-së 100 milionë euro dhe dy futbollistë për Neymarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...