Drejtori i PSG-së: Kur dëgjuam se Messi e kërkoi largimin, u tunduam

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ishte tunduar nga qëllimi i Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona këtë verë, e ka pranuar drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo.

Superylli argjentinas e tronditi botën e futbollit kur i bëri të ditur qëllimin për t’u larguar falas nga gjiganti spanjoll ketë verë, transmeton Gazeta Express.

Barcelona, megjithatë, këmbënguli se blerësi i Messit duhej ta paguante klauzolën e lirimit të tij në vlerë 700 milionë euro.

Messi zbuloi më pas se ka vendosur të qëndrojë në klub, sepse nuk dëshiron të luftojë në gjykatë kundër Barçës së vet të dashur.

Në mesin e klubeve për të cilat thuhej se Messi do të mundë ta kalonte, ishte edhe PSG-ja.

“Sot, kur mendon për gjendjen financiare, është e komplikuar”, tha Leonardo për Telefoot, i pyetur nëse PSG-ja ishte e interesuar për Messin.

“Kur na thonë se Messi dëshiron të largohet, ne tundohemi. Thua me vete, a është e mundur kjo? Nuk e di. David Beckham erdhi në Paris Saint-Germain, a do të vinte Messi? S’e di”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...