Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti takim me drejtoreshën e EUROPOL-it, ja çka u diskutua

PUBLIKUAR

Në konferencën rajonale të drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, e që i dedikohet luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i PK-së Mehmeti dhe drejtorë të Policive të shteteve të ndryshme, njofton zyra për informim e policisë.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë rajonale, drejtori Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral, që sipas policisë është mjaftë i rëndësishëm me De Bolle ,drejtoreshë ekzekutive e EUROPOL-it.

“Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si dhe shkëmbimin e informacioneve të cilat ndërlidhen me luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.

Nga të dy palët u vlerësua si një takim mjaft i frytshëm dhe pozitiv, i cili do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...