Drejtori i Juves konfirmon se klubi do të takohet me Dybalan për rinovimin e kontratës

PUBLIKUAR

Federico Cherubini ka konfirmuar se në ditët në vijim, Juventusi do të takohet me Paulo Dybalan dhe futbollistët tjerë, kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit.

E ardhmja e argjentinasit ka qenë një nga temat më të përfolura në Serie A këtë sezon, duke qenë se në fund të qershorit ai do të mbetet pa kontratë.

Në rast të mosarritjes së marrëveshjes për kushtet mes palëve, atëherë ‘La Joya’ do të largohet nga Allianz Stadium si lojtar i lirë në afatin kalimtar veror.

(Foto: Instagram/paulodybala)

Në një bisedë me gazetarët në Amici dei Bambini Tournament, drejtori sportiv i Juves ka dhënë përditësime lidhur me situatën e Dybalas.

“Në ditët në vijim do të takohemi, jo vetëm me Paulon, por edhe me lojtarët tjerë të skuadrës që kanë kontrata në skadim”, ka deklaruar Cherubini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...