Drejtori i Infrakos: Së bashku me institucionet vendore ndaluam hyrjen e trenit në Veri

PUBLIKUAR

Agron Thaçi, Drejtor i Infrakos ka thënë se bashkërisht me të gjitha institucionet e vendit e kanë ndalur trenin serb të futet në Kosovë.

“Gjatë gjithë ditës ne kemi qenë në kontakt me të gjitha institucionet dhe si hekurudhë e kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë”, ka thënë Thaçi për klankosova.

“Pak kohë më parë kemi marrë urdhëresë që ta ndalojmë ose kemi vendosur bashkërisht që të mos e legjitimojmë hyrjen e këtij treni në pjesën veriore të Kosovës”.

“Në momentin që hynë në Kosovë, ndonjë ndërmarrje e palicencuar me Ligjin e Heukurdhave, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave duhet të kërkojë nga institucionet që përmes një urdhërese ta ndalojnë trenin të hyjnë në Kosovë”.

“Ne kemi marrë urdhëresën nga autoritet dhe bashkë me institucionet e sigurisë kemi vendosur që treni të ndalohet të hyjë në Kosovë”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...