Drejtori i Barcelonës e tregon të ardhmen e Leo Messit

PUBLIKUAR

Drejtori i klubit të Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Leo Messi do ta vazhdojë me Barçën.

Ai ka thënë se Barcelona është vendi i përkryer për yllin argjentinas, transmeton Express.

Messit i skadon kontrata me Barcelonën në vitin 2018 dhe interesim për të kanë shfaqur klubet gjigante të Premier Ligës, si dhe PSG-ja.

“Barcelona është vendi i përkryer për të. Është kombinim i përkyer, një martesë e përkryer,” ka thënë Braida për Radio Anch’io Sport.

“Ai shërben në Barca dhe anasjelltas. Jeta e tij është këtu, është qyteti i tij. Ai nuk do të lëvizë nga këtu”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...