Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil tregon se çfarë po ndodhë me njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermania

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka deklaruar se delegacioni gjerman i cili qëndroi për vizitë në Kosovë lidhur me procesin e njohjes së patentë-shoferëve janë ndarë shumë të kënaqur me punën që po bëhet.

Hoxha tha se po mundohen vazhdimisht për procesimin e kësaj çështje, pasi ka një numër të madh të qytearëve kosovarë që jetojnë në botën e jashtme e po presin njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermani.

“Ne po bëjmë të pamundurën për njohjen e këtyre patent-shoferëve nga ana e Gjermanisë. Falënderojmë edhe ambasadorët , kemi ngritur këtë çështje në nivel të qeverisë dhe përfaqësuesi jonë ka qenë në Berlin dhe ka filluar procesi i diskutimit e bashkëpunimit në shumë fusha. Është arrit të sillet delegacioni i ekspertëve në Kosovë, jemi në fazën e fundit në aspektin teknik e më pas fillojnë procedurat e tjera. Kemi pasur shpresë shumë që në këtë qershor do të ketë njohje të patentë-shoferëve, por fati ynë nga pandemia si tek ne dhe në Gjermani janë ndalur shumë procese në gjysmë”, tha Hoxha, shkruan Indeksonline.

Hoxha gjithashtu deklaroi se administrata në Gjermani s’ka arrit ende të hap temën, por ka informata se ka filluar procesi tjetër i diskutimit

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...