Drejtorët e ndërmarrjeve publike të Ohrit i rritin rrogat e tyre

PUBLIKUAR

Drejtorët e disa ndërmarrjeve publike të Ohrit i kanë rritur rrogat për 10 mijë denarë, akuzuan nga LSDM-ja, sipas së cilës ngritja e pagave ndodhë në kohën kur të punësuarit në ndërmarrjet publike punojnë për paga jo më të lartë se 15 mijë denarë dhe në moment ku në disa ndërmarrje publike ka vonesa të rrogave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Keni të dhëba se drejtorët brenda natës kanë vendosur përmes këshillave të tyre drejtues që t’i rritin rrogat për 10 mijë denarë dhe tani pagat e tyre janë mbi 46 mijë denarë, me arsyetimin se është shtuar vëllimi i punës. Në kushte kur po kursehet dhe kur numri i madh i të punësuarve dërgohen në pushim të detyrueshëm me 70% të rrogave, drejtorët ia lejojnë vetes këtë luks dhe i rritin rrogat”, tha për Alsat-M, Zhaklina Lazareska nga LSDM e Ohërit.

Por kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçevski thotë se rritjet nuk janë drastike.

 

“Mendoj se nuk është edhe aq i paarsyetuar vendimi i tyre dhe i Këshillave drejtues. Rroga mesatare e drejtorëve nëpër ndërmarrjet publike është rreth 25 mijë denarë dhe për drejtor të ndonjë ndërmarrje të madhe publike ku tre prej tyre janë me mbi 100 të punësuar, konsideroj se nuk është rritje e madhe dhe nuk e ngarkon buxhetin e këtyre ndërmarrjeve publike”, u shpreh Nikolla Bakraçevski, kryetar i Ohrit.

Në Ohër funksionojnë gjithsej gjashtë ndërmarrje publike./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...