Drejtoresha Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi ka njoftuar se se ka një keqkuptim apo një ngatërrim me listat e pacientëve apo qytetarëve të cilat testohen me Rapid teste në Qkmf dhe të cilat obligativisht I dërgojmë në Institut
Njoftimi i plotë nga Dr. Bytyqi:
Njoftim
Dje në listën e rezultateve të rregullta nga IKSHPK, në radhën e personave që kanë rezultuar pozitiv janë 50 nga Komuna e Lipjanit!
Unë ju njohtoj se ka një keqkuptim apo një ngatërrim me listat e pacientëve apo qytetarëve të cilat testohen me Rapid teste në Qkmf dhe të cilat obligativisht I dërgojmë në Institut.
Realisht dje janë vetëm 8 ( tetë) nga lista që janë pozitiv!
Megjithatë, masat mbrojtëse nuk duhet harruar asnjëher!
Me respekt
Dr. Merita
DSHPS- Lipjan


