Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Angelina Eichhorst, Drejtoreshë e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Sipas zyrës për Informim të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për nevojën e ecjes përpara përmes vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Eichhorst dhe Kryeparlamentari Veseli kanë diskutuar edhe për reformat në agjendën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, për reformat në sistemin e drejtësisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, njofton Kuvendi.
Drejtoresha Eichhorst tha me këtë rast se Kosova duhet të vazhdojë reformat e nisura, si dhe dialogun me Serbinë, theksohet në kumtesë.


