Drejtoresha Dr. Merita Bytyqi tregon gjendjën e krijuar pas Coronavirusit

PUBLIKUAR

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën Lipjanit, Dr. Merita Bytyqi ka treguar gjendjen e krijuar nga Covid-19 dhe masat e ndërmarra për parandalimin e kësaj pandemie.

Sipas Dr. Bytyqi pas rastit të parë të infektuar me Coronavirus në Lipjan, (Janjevë) ka treguar se doktoresha të cilën e ka kontrolluar pacientin e infektuar ka bërë testet dhe ka rezultuar se rezultoi negative në testin- analizën që i’u bë në Klinikën Infektive

“Fatmirësisht, dje morëm lajmin se doktoresha dr. Teuta Haziri rezultoi negative në testin- analizën që i’u bë në Klinikën Infektive, 12 ditë prej  kontaktit të parë me pacientin nga Janjeva i cili u diagnostikua me Coronavirus pozitiv dhe të cilin doktoresha e kishte  kontrolluar disa herë të njëjtin, i pari dhe i vetmi deri më tani në Komunën tonë i prekur nga virusi dhe i cili ka edhe  histori të udhëtimit ( nga Gjermania)”, tha Dr.Merita Bytyqi.

Sipas saj, ky është lajm i mirë për të gjithë dhe tregon për kujdesin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor, për të identifikuar me kohë rrethanat,  por edhe për marrjen e masave paraprake (pajisjet, rekomandimet, etj).

“Ju rikujtojmë se masat mbrojtëse janë marrë qysh prej fillimit të paraqitjes së sëmundjes sipas të gjitha rekomandimeve dhe udhëzimeve nga IKSHPK, MSH, Divizioni i Kujdesit Parësor Shëndetësor duke filluar nga aeroporti i Prishtinës, për ekzaminimin dhe identifikimin e udhëtarëve të ardhur kryesisht nga vendet e prekura, pastaj në bashkëpunim të mirëfilltë me Institutin e Shëndetit Publik dhe shërbimin e Policisë janë dhënë rekomandimet apo edhe urdhëresat për vetë izolimin e tyre për 14 ditë më së shumti, pastaj masat e marra nga Instancat Komunale për  dezinfektimin e gjitha hapësirave në të gjitha institucionet shëndetësore, oborrin dhe parkingjet në Qkmf, Qmf dhe Amf por edhe hapësirave dhe institucionet tjera”, tha ajo për LipjaniNews

Uroj të mbetemi vetëm me këtë numër të prekurit nga Koronavirusi dhe kjo varet  kryesisht nga vet NE, nga JU, nga TE GJITHE, ka pohuar Dr.Bytyqi.

“Uroj për mbështetjen tuaj qytetarë të nderuar, uroj për kujdesin tuaj qytetarë të nderuar, të ndjejmë obligim moral sikur asnjëher më parë ndaj vetës së pari, ndaj më të dashurëve tuaj, ndaj gjithë shoqërisë. Vetëm kështu mundemi ta fitojmë betejën ndaj këtij virusi famëkeq i cili po gjunjëzon edhe shtetet më të forta në botë”, ka pohuar ajo.

Falënderojmë gjithë punëtorët shëndetësor, mjek, infermier, vozitësit, punëtorët teknik,  falënderojmë shërbimin e Policisë, falënderojmë gjithë akterët për kontributin që janë duke dhënë në luftën kundër këtij armiku shumë të rrezikshëm natyror! DSHPS, Dr. Merita H. Bytyqi.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...