Drejt BE’së: “Lufta e re” me Serbinë

PUBLIKUAR

Në muajin qershor autoritetet thanë se një kompani francez që synonte zhvillimin e një projekti qindra milionë euro për qendrën e skijimit “Brezovica” dështoi të siguroj paratë e mjaftueshme

Në muajin prill të vitit 2014, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar me përfaqësuesit e kompani francez një kontratë prej 410 milionë eurosh për rrjetin e zhvillimit të qendrës së skijimit në Brezovicë, që është qendra më e madhe turistike në Kosovë e cila ndodhet ne rajonin e Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, rreth 60 kilometra në jug të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Natën e 7 dhe 8 tetorit, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për “Trepçën” që e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare e 80 për qind të aksioneve të këtij kombinati.

Miratimi i ligjit nxiti zemërimin e zyrtarëve serbë që janë zotuar se do të pamundësojnë zbatimin e tij në veriun e Kosovës, ku ndodhet një pjesë e këtij gjiganti industrial.

Beogradi dhe serbët e Kosovës kërkuan që çështja e Trepçës të shtrohet në bisedime ndërmjetësuese nga Bashkimi Europian, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Prishtina.

Bisedimet ndërmjet të dyja palëve bëjnë që Kosova të marrë Kodin e saj Telefonik Shtetëror +383, përdorimi i të cilit pritet të fillojë gjatë janarit të vitit 2017, e t’i jap fund kodeve tokësore të Serbisë dhe ato të Sllovenisë e Monakos. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...