Kryetari Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, beson se vendimi i Gjykatës franceze që refuzoi ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi ishte politik e jo ligjor.
Ai shtoi se një vendim i tillë do të “inkurajojë ekstremistët në mesin e shqiptarëve në Kosovë”.
“Pavarësisht dëshmive të pakundërshtueshme që Serbia ka paraqitur, Gjykata mor vendim për lirim. Është e qartë se e gjitha shkoi nga terreni ligjor në atë politik dhe kjo është shumë e papranueshme, nuk është mirë dhe është plotësisht vendim i gabuar”, ka thënë Drecun për Tanjug.
Ai tha se Franca në këtë mënyrë “u radhit në anën e atyre vendeve që diskriminojnë viktimat kur bëhet fjalë për konfliktet në Kosovë dhe atyre të cilët në mënyrë selektive i qasen ndëshkimit të autorëve të krimeve më të rënda të luftës”.
“Përveç kësaj, unë mendoj se ky vendim do të ketë ndikim shumë negativ në ngjarjet në Kosovë dhe Metohi, sepse kjo do të inkurajojë ekstremistët në mesin e shqiptarëve për të kryer dhunë ndaj serbëve”, ka thënë Drecun./GazetaExpress/.


