Dramë penalltish në Portugali, AC Milan në grupe të Europa Ligës

PUBLIKUAR

Një ndeshje tepër interesante është zhvilluar sonte në Portugali në mes të Rio Ave – AC Milan. Një dramë e vërtetë që pas 120 minutave lojë përfundoi me rezultat 2-2, kurse ishin penalltitë ato që dërguan në grupe të Europa Ligës skuadrën e AC Milanos

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi pa gola 0-0, me Milanon që ishte për disa nuanca më e mirë.

Në pjesën e dytë filloi drama.

Të parët që kaluan në epërsi ishin skuadra e AC Milan në minutën e 51-të me transferin e ri Alexis Saelemaekers.

Në minutën e 72-të Rio Ave do të shënonte gol me Geraldes për ta dërguar këtë ndeshje në shtesa dy herë nga 15 minuta.

Rio Ave do ta nxehte këtë ndeshje pasi që Gelson do të shënonte në minutën e parë të shtesës së parë.

E kur u mendua që Milan do të eliminohet nga Europa Liga në minutën e fundit Toni Borevkovic preku me dorë topin brenda zonës duke shkaktuar penallti e që në gol atë e shndërroi mesfushori turk Calhanoglu për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan lojtarët e Milanos, por për të arritur të grupet e Europa Ligës u desh të ekzekutohen 13 penallti nga të dyja skuadrat ku në fund fitoi Milan me 8-9. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...