Drama “ UNË GUXOJ” ështe shfaqur në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

PUBLIKUAR

7 tetor 2015 -Të martën, në kinemanë e qytetit e cila gjendet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, para një mase të konsideruar të publikut është shfaqur drama “ UNË GUXOJ”.Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore, pranë Komunës së Lipjanit në bashkëpunim me Grupin e Grave dhe shoqërinë civile, kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e grave për të drejtat e tyre në kuadër të projektit të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, duke shfaqur dramën “UNË GUXOJ”.Interpretuar nga aktoret e mirënjohur të teatrit kombëtar si: Kumrije Hoxha, Safete Rugova, Makfire Miftari, Florentina Ademi, Molika Maxhuni. Kjo pjesë teatrale është përpiluar në pesë rrëfime të grave, që përcjellë mesazhin se Gratë edhe sot e kësaj dite ende nuk gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj. Andaj shfaqja e kësaj pjese teatrale u mirëprit nga publiku me kërkesën për rishfaqje.

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...