“Dr. Vdekja” do të ekstradohet në Kosovë?

PUBLIKUAR

ldquo-dr-vdekja-rdquo-do-t-euml-ekstradohet-n-euml-kosov-euml_hdEULEX-i i ka kërkuar policisë holandeze që menjëherë ta arrestoj mjekun turk, Yusuf Sonmez, i akuzuar për rastin “Medicus”, i cili pritet të ekstradohet në Kosovë.

Gazeta beogradase “Blic” thekson se Qeveria e Holandës po bën të gjitha përpjekjet për të arrestuar të ashtuquajturin “Dr. Vdekja”, i cili u lokalizua javën e kaluar nga Prokuroria serbe e Krimeve të Luftës, transmeton Telegrafi.

Dr. Sonmez ka të ngjarë, kur të arrestohet të ekstradohet në Kosovë, sepse ndaj tij kanë filluar procedura në rastin e ‘Medicus’ – tregti të paligjshme të organeve.

Siç raportoi e përditshmja serbe, “Kurir”, Sonmez është zbuluar se jeton në kryeqytetin holandez të Amsterdamit, pas bashkëpunimit me një dëshmitar, ku prokuroria serbe kishte kontaktuar me mjekun turk përmes e-mail, duke u paraqitur si palë e interesuar për blerjen e veshkave, transmeton Telegrafi.

Rreth gjetjes së “Dr Vdekja” është informuar menjëherë edhe Jonathan Ratel, kryeprokurori i EULEX-it në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...