Down Syndrome Kosova kërkon tokë për objekt

PUBLIKUAR

Shoqata Down Syndrome Kosova vazhdon të ballafaqohet  me probleme sa i përket qendrës ku tani është e vendosur.

Kjo për shkak se hapësira është e pamjaftueshme për të gjithë ata që janë të regjistruar, madje edhe kostoja financiare e qirasë kap shumën prej 500 euro në muaj. E për këtë shoqatë kjo është kosto është shumë e lartë.

Drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Beqiri, thotë për Tribuna Channel se që nga viti i kaluar kur edhe është mbajtur mbrëmja e bamirësisë e në të cilën janë mbledhur mbi 200 mijë euro për ndërtimin e qendrës së re e cila do të ofroj shërbime për komunitetin dhe fëmijët e prekur me sindromën Down dhe ata me autizëm, Komuna e Prishtinës ende nuk ka ndarë ndonjë parcelë që të ndërtohet kjo qendër.

Por,  sipas Beqirit bashkëpunimi me komunën është duke vazhduar me qëllim që të gjendet një zgjidhje.

Beqiri, madje shtoi se që të dy shoqatat kanë identifikuar një parcelë, e cila gjendet mbrapa Stacionit të Autobusëve por që përgjigja e komunarëve ka qenë që është në revidim plani urbanistik. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...