Dortmundi nuk e shet Aubameyangun

PUBLIKUAR

Borussia Dortmundi nuk do ta shesë Pierre-Emerick Aubameyangun gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Sport Bild.

Aubameyang ka qenë i etur për t’u larguar nga Dortmundi gjatë verës, por asnjë ofertë për të nuk e ka arritur shifrën 70 milionë euro, aq sa skuadra gjermane kërkon për të, transmeton Express.

Skuadra si Chelsea, Evertoni, Liverpooli dhe Real Madridi thuhet se janë të interesuara për të, por Dortmundi dëshiron ta mbajë Aubameyangun për t’i rritur shpresat për kualifikim në Ligë të Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...