Dortmundi konfirmon gjithçka, Barcelona bën ofertë zyrtare për Dembelen

PUBLIKUAR

Dortmundi ka konfirmuar se kanë refuzuar ofertën e Barcelonës për Dembelen.

Borussia Dortmundit ka konfirmuar se janë në bisedime me Barcelonën për Ousmane Dembelen, por oferta e katalunasve është refuzuar pasi nuk përkon me kërkesën e klubit.

“Borussia Dortmund ka zhvilluar bisedime me FC Barcelonën për transferimin e mundshëm në “Camp Nou” të lojtarit, Ousmane Dembele. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Barcelonës bënë një ofertë që nuk përkon me kërkesat e klubi dhe vlerën e vërtetë të lojtarit kështu që BVB ka refuzuar këtë ofertë. Derisa nuk do të ketë ofertë tjetër, lojtari nuk do të transferohet në Barcelonë”, thuhet në këtë njoftim.

Klubi nga Bundesliga insiston se nuk do të pranojnë një ofertë nën 100 milionë euro për lojtarin që ka shënuar 10 gola në 50 ndeshje që kur iu bashkua Dortmundit nga Rennes për 15 milionë euro në korrik të vitit 2016. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...