Dortmundi kërkon Bersant Celinën

PUBLIKUAR

Dortmundi ia ka vënë syrin mesfushorit të Manchester Cityt, Bersant Celinës.

ESPN raporton se reprezentuesi kosovar pasi ka arritur të impresionojë me paraqitjet e tij me Tëenten në kampionatin holandez, tash po tërheqë interesim të madh.

20 vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka një asist në pesë ndeshje, dhe tashmë janë lajmëruar skuadrat e interesuara për të.

Dortmundi po e vëzhgon tash e disa ndeshje Celinën dhe po mendojnë një ofertë në janar për mesfushorin ofensiv kosovar.

Celina sipas ESPN thuhet se është në dijeni për këtë interesim dhe se përfaqësues të tij kanë nisur kontaktet e para.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë me Celinën, por numri i skuadrave që e kërkojnë vetëm sa do të rritet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...