Hatem Ben Arfa pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Nice, pasi skuadra gjermane Dortmund po insiston për të.
Mesfushori ofensivë francez është rikthyer në formën e tij më të mirë pas suspendimit që morri nga UEFA.
Ai ka arritur të shënoi mbi 10 gola këtë edicion në të gjitha garat me Nicen dhe është bërë shumë i kërkuar.
Pasi dy skuadrat milaneze, Inter dhe Milan po duelojnë për të, në garë është futur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund që po e kërkon me çdo kusht francezin.
Dortmund ka filluar bisedimet me klubin francez, ndërsa transferimi i tij në ‘Signal Iduna Park’, mund të ndodh për 15 milionë euro. /Telegrafi/


