Dortmundi i zemëruar nga ofertat e Arsenalit për Aubameyang

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund është duke u tërbuar dita e ditës nga refuzimi i Arsenalit për t’u pajtuar ta paguajë shumën që gjiganti gjerman e kërkon për Pierre-Emerick Aubameyang, ka mësuar Goal.com.

Klubi nga Premierliga tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Gabonit për kushtet personale, por bisedimet me BVB për shërbimet e tij kanë ngecur, transmeton Express

Ofertat e Arsenalit deri tani janë më të ulëta se shuma e caktuar nga klubi i Bundesligës për sulmuesin e saj, i cili u la jashtë për ndeshjen e fundjavës ndaj Hertha Berlinit.

“Topçinjtë” tashmë i kanë hedhur dy oferta në tavolinë, në vlerë 50 dhe 58 milionë euro, të cilat janë refuzuar nga Dortmundi.

Gjiganti gjerman këmbëngul duke i kërkuar hiç më pak se 70 milionë euro, megjithëse mund të bëjë kompromis dhe ta pranojë një ofertë në vlerë 65 milionë euro nëse negociatat vazhdojë të zvarriten.

Në anën tjetër, Arsenali beson se do të arrihet marrëveshje për sulmuesin.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...