Dortmundi i vë ultimatum Manchester Unitedit për Sanchon

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund i ka vënë ultimatum Manchester Unitedit që deri më 10 gusht të pajtohet me kushtet e veta për Jadon Sanchon, nëse dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij.

Gjiganti gjerman ia ka bërë më dije Unitedit se i do mbi 110 milionë euro për 20-vjeçarin e Kombëtares së Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Dortmundi ka vendosur t’i bëjë ultimatum Dortmundit sepse dëshiron që përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2020/21 në Bundesligë t’i kryejë i papenguar.

Sezoni në Bundesligë nis më 18 shtator, ndërsa afati kalimtar i verës në Evropë mbyllet më 5 tetor.

Sancho është pjesë e Dortmundit që tri vjet, që preje se iu bashkua atij nga Manchester City në gusht të vitit 2017 për pak më shumë se 10 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...