Dortmundi i jep shkollë Atletico Madridit

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të thellë sot kundër Atletico Madridit. Gjermanët i kanë shënuar katër gola djemve të Diego Simeonës, duke i deklasuar madrilnët që sonte nuk ishin në elementin e tyre më të mirë për lojë.

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore edhe në Ligën e Kampionëve.

Sonte ata i kanë dhënë shkollë nënkampionëve të La Ligës dhe kampionëve të Europa Ligës duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Pjesa e parë e takimit në mes të Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid ishte shumë më e mirë për gjermanët të cilët e kontrolluan shumë mirë këtë pjesë.

Pavarësisht këtij kontrollimi, me posedim ishin më të mirë mysafirët.

Megjithatë, Dortmund arrin të parët që të kalojnë në epërsi në minutën e 38’të me një gol të bukur të Axel Ëitsell.

Dortmund e vazhdoi serinë e mirë të golave edhe në pjesën e dytë.

Pas disa sulmeve gjermanët shënuan me Raphael Guerreiro për ti dhënë epërsi komode kundër spanjollëve.

Se në pjesën e dytë gjermanët ishin shumë më të mirë e tregon edhe fundi i ndeshjes ku ata shënuan edhe dy gola.

Sancho shënoi golin e tretë në minutën e 84’të, kurse në minutën e 89 shënoi përsëri Guerreiro.

Me këtë gol përfundoi edhe kjo ndeshje, me Dortmundin që pritet në Grupin A më 9 pikë. Në vendin e dytë është Atletico Madrid më 6 pikë, kurse dy vendet e fundit i ndajnë Club Brugge dhe Monaco. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...