Dortmundi futet në garë për Giroud

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez është i pakënaqur me situatën e tij aktuale tek Chelsea

Olivier Giroud nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale tek Chelsea, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi francez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Frank Lampardin dhe mund të largohet nga Londra në janar.

Dhe, mediat britanike shkruajnë se interesim për kampionin e botës me Francën së fundmi ka shfaqur Borussia Dortmundi.

Sipas mediumit “The Mirror”, klubi gjerman e kishte kërkuar ish-sulmuesin e Arsenalit edhe gjatë verës.

Tash, Verdhezinjtë do ta nisin një tjetër ofanzivë për Giroud, për të cilin do t’i ofrojnë 7 milionë euro.

Përndryshe, interesim për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur edhe Interi, i cili po e kërkon një sulmues për pjesën e dytë të sezonit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...