Dortmundi fiton ndaj Leipzigut dhe merr primatin në Bundesligë

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund është liderja e re e Bundesligës.

Verdhezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Leipzigut me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit gjerman.

Marco Reus kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, duke shënuar nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Epërsia u dyfishua nga Emre Can që realizoi në minutën e 39-të.

Leipzig arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 74-të përmes Emil Forsberg.

Me këtë fitore, Borussia Dortmund është lidere në renditjen tabelare me 49 pikë, tri më shumë se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak të luajtur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...