Dortmundi fiton derbin dhe merr kreun (Video)

PUBLIKUAR

Borussia Dortmundi ka vazhduar me rekordin e qind për qindtë në Bundesliga. Në xhiron e pestë BVB e ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 3-0 në Signal Iduna Park.

Pas një harkimi të gjatë, portieri mysafir gaboi rëndë dhe Jonas Hofmann realizoi (19’). Ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.

Shinji Kagawa e dyfishoi epërsinë (58’), ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang e vendosi rezultatin përfundimtar nga pika e bardhë (74’).

Në këtë ndeshje u aktivizuan dy lojtarë shqiptarë. Te Leverkuseni pas pushimit u inkuadrua Admir Mehmedi, kurse te Dortmundi në minutën e 64 hyri në fushë Adnan Januzaj, i cili e humbi një rast shumë të mirë për t’u bërë protagonist.

Me këtë fitore, Borussia Dortmundi ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Bayern Munichun, nga 15-të. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...