Dortmundi e “shkel” Freiburgun, shkëlqen Haaland

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesliga. Ata fituan 5:1 në “Signal Iduna Parkun” bosh pa spektatorë ndaj Freiburgut, me Haaland që shkëlqeu me dy gola. Dy gola realizoi edhe Meunier.

Vendasit e kryen detyrën qysh në pjesë të parë kur realizuan tre gola, shkruan Gazeta Express.

Meunier i shënoi dy gola brenda 29 minutave për t’i dhënë qetësinë Dortmundit. Në të dy golat asistoi Julian Brandt.

Më pas, në fund të pjesës së parë Haaland realizoi golin e tretë për vendasit.

Mysafirët treguan shenja jete, kur Demirovic realizoi në minutën e 61-të.

Më pas, Haaland realizoi sërish në minutën e 75-të, kurse Dahoud vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Bayern Munchen i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...