Dortmundi e kërkon talentin e Juventusit për ta zëvendësuar Haalandin

PUBLIKUAR

Federico Chiesa në vend të Erling Haaland, kjo është ideja e Borussia Dortmundit.

Borussia Dortmund është e vetëdijshme se në verën e vitit 2022, ka shumë gjasa që të humbasë sulmuesin në top formë dhe premtues, Erling Haaland.

Për këtë, klubi gjerman tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e duhur.

Sipas Calcio Mercato, Federico Chiesa është alternativa numër një.

23-vjeçari shihet si ideali për ta zëvendësuar Erling Haalandin.

Sido që të jetë, Dormtund s’do ta ketë të lehtë ta marrë atë nga Juve, që nuk dëshiron të dëgjojë për një ofertë nën 100 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...