“Dortmund do ta shiste Aubameyang për 80 milionë euro”

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund është e gatshme ta shes Pierre-Emerick Aubameyang për 80 milionë euro

Pierre-Emerick Aubameyang, në çdo afat kalimtar, është njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga ekipet e mëdha evropian.

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, thotë se janë të gatshëm ta shesin reprezentuesin e Gabonit nëse marrin një ofertë prej 80 milionë eurove.

“Ne nuk mund të garantojë që një lojtar do të qëndrojë me Borussia Dortmund përgjithmonë, por forca jonë është për të gjetur gjithmonë zgjidhje të reja,” ka deklaruar ai për Kicker TV.

“Auba ishte alternativa jonë pas largimit të Robert Lewandowskit. Nëse marrim një ofertë prej 80 milionë eurove ne do ta shqyrtojmë me drejtuesit e klubit dhe me lojtarin”, ka deklaruar Watzke. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...